Si u arrestua Breçani në stadiumin Air Albania, pak para ndeshjes së kombëtares!
Dritare.net
Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani u arrestua mbrëmjen e kaluar në kuadër të një hetimi të SPAK. Breçani akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, që u zbulua pas përgjimeve të aplikacionit SKY. Ndaj Erzen Breçani rëndon vepra e pastrimit të parave dhe përkrahje e autorit të krimit.
Breçani u arrestua teksa po hynte në stadiumin Air Albania ku do të shikonte ndeshjen e kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe. Mësohet se ai ishte duke u përshëndetur me ish-kolegë të tij policë, të cilët ishin në shërbim në kuadër të masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Po ashtu edhe shefi i krimeve të komisariatit nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni ka rënë në pranga në afërsi të stadiumit, ku ishte në shoqërinë e djalit të mitur. Është shpallur në kërkim është shpallur dhe djali i Breçanit./L.F-dritare.net