Shenjat më të zakonshme të Covid-19 janë një ethe dhe një kollë e thatë, që mund të çojë në vështirësi në frymëmarrje. Nëse po teshtini shpesh, keni hundë me sekrecione, apo dhimbje koke, mund të jeni sëmurë, por mund të mos keni koronavirus.
Çfarë është kolla e thatë e vazhdueshme?
Kur kollitesh dhe nuk ke mukus, ose gëlbazë, në thelb nuk ka sekrecione në pecetë. Dhe kjo nuk është një kollë e çuditshme, duhet të jetë kollë e vazhdueshme pa asnjë arsye, informon dritare.net
Sa e lartë është temperatura për ata që janë prekur me koronavirus?
Nëse keni temperaturë do ta kuptoni. Është një temperaturë trupi më shumë se 37.8 gradë celsius. Por nëse nuk keni përdorur një termometër do të ndiheni të nxehtë. Dhe gjoksi dhe kurrizi juaj do të jetë akoma më i nxehtë nëse dikush do t’ju prekë.
Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, duhet të qëndroni në shtëpi për 7 ditë. Dhe nëse jetoni me njerëz, ata duhet të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë.
Nëse jeni në Shqipëri dhe shqetësoheni për këto simptoma, telefoni numrin 127 për të marrë shërbim mjekësor./Përshtatur BBC-dritare.net