Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si shpërndahet droga tullumbace për të miturit në lokale dhe pse prindërit nuk e identifikojnë!

Si shpërndahet droga tullumbace për të miturit në lokale dhe

Gazetarët Aida Topalli dhe Ervin Leka në intervistën e ditës për Dritare TV, kanë zbuluar detaje në lidhje me drogën tullumbace e cila po gjen territor në çdo lokal të Tiranës, por jo vetëm.

Topalli shpjegoi se kjo lloj droge ka qarkulluar prej kohësh në çdo lokal të kryeqytetit dhe në çdo orë të ditës, ku të miturit dhe të rinjtë e konsumojnë pa frikë. Gazetarja shpjegoi se rreziku nga kjo drogë shtohet për shkak se nuk ka aromë dhe prindërit nuk arrijë të kuptojnë se çfarë ka konsumuar fëmija i tyre gjatë ditës.

“Fenomeni duhet të kishte marrë këto përmasa edhe më herët, tashmë ka marrë dhenë. Bashkë me Ervinin kemi punuar në një projekt, por nuk mori mbështetjen e policisë së Shtetit. Në çdo lokal të Tiranës, të shërbehet me faturë tullumbace, prej 3 deri në 5 mijë lekë të vjetra. Shënohet në faturë me emrin tullumbace, e gjen në çdo orë të ditës. Unë kam bërë edhe një shkrim, nëse ju mbahet mend një aksident tek tegu, mu konfirmua se si ata para se të niseshin kishin konsumuar tullumbace me vete. Po i pinë fëmijët, të gjithë grupmoshat, nuk ka aromë dhe prindërit nuk e kuptojnë se çfarë ka konsumuar. Është azot dhe nuk e ndalon dot, se përcakton dot drogë”, tha Topalli.

Nga ana tjetër, Leka shpejgoi se një rrezik tjetër është fakti se lokalet në Tiranë dhe jo vetëm e ofrojnë këtë drogë pa filtër për çdo lloj grupmoshe.

“Pavarësisht moshës, nuk ka filtër. Nuk pyetet për moshë dhe gjatë gjithë verës në lokale të natës, konsumimi në masë të këtyre tullumbaceve në shumë zona, jo vetëm Tiranë”, tha gazetari Leka.

“Ia kam raportuar policisë, është detyrë e jona të raportojmë se çfarë na konsiderohet jo legale për të miturit”, përfundoi gazetarja./M.K-dritare.net