
Si e bëri Trump, Hydroxychloroquine, ilaçin kundër koronës!
Dritare.net
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vazhdon ta rekomandojë ilaçin kundër malaries, Hydroxychloroquine si një trajtim i mundshëm për Covid-19, edhe pse shkencëtarët thonë se nevojiten më shumë hulumtime për të. Tani për tani, ekziston një provë e kufizuar që Hydroxychloroquine mund të ndihmojë për rastet e buta të koronavirusit, por ajo dëshmi është ose anekdotike ose bazohet në studime të dyshimta, disa pa grupe kontrolli.
Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha:
"Ka pasur raste që tregojnë se mund të ketë një efekt dhe ka të tjerë që tregojnë se nuk ka asnjë efekt. Pra, përsa i përket shkencës, nuk mendoj se përfundimisht mund të themi se funksionon.”
Pasi Trump e sugjeroi, njerëzit vërshuan në farmaci për ta blerë, duke detyruar Fondacionin Lupus të Amerikës të lëshojë një deklaratë duke i kërkuar ekipit përgjigjes për Covid-19, në Shtëpinë e Bardhë që të sigurojë që pacientët që kanë më shumë nevojë, të mund ta marrin këtë ilaç. Të paktën dy njerëz konsumuan pastruesin e rezervuarëve të peshkut Chloroquine, duke menduar se ishte Hydroxychloroquine, dhe për pasojë një burrë në Arizona vdiq, shkruan dritare.net
Ekzistojnë rreziqe të tjera nga përdorimi pa recetë i këtij ilaçi. Hydroxychloroquine gjithashtu mund të shkaktojë aritmi që çon në një sulm në zemër. Duke folur për The Washington Post, Mark Gladwin nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Pittsburgh paralajmëroi që Hydroxychloroquine nuk është testuar sa duhet, që mjekët t’ua rekomandojnë pacientëve. Dhe meqenëse ilaçi ndërhyn potencialisht me kontraktimet e zemrës, është jetësore të dini se çfarë ilaçesh të tjera ka një pacient. Megan Ranney, një mjek urgjence në Universitetin e Brown, tha:
"Ky ilaç shkakton simptoma psikiatrike, probleme kardiake dhe një mori efektesh të këqija anësore."
Atëherë, pse Trump është fiksuar kaq shumë me këtë ilaç? Ideja që Hydroxychloroquine mund të trajtojë koronavirusin filloi të hidhet në SHBA nga Silicon Valley në mes të marsit. Më 13 mars, një biznesmen i bllokuar me emrin James Todaro shkroi në Twitter:
"Ka dëshmi në rritje që cilësojnë Chloroquine si një trajtim shumë efektiv për COVID-19.”
Dhe e lidhi me një dokument që ai dhe të tjerë e botuan. Një nga bashkautorët e tij, avokati Gregory Rigano, shkoi në emisionin e Laura Ingraham në Fox News për të promovuar idenë më 16 mars. Dhe të nesërmen, CEO i Tesla, Elon Musk tha se dhuron 33 milionë dollarë për të provuar këtë ilaç.
“Ndoshta ia vlen të merret në konsideratë Chloroquine për C-19. Ose Hydroxychloroquine më mirë".
Mesazhi u shpërnda 13.700 herë.
Hera e parë kur Trump përmendi ilaçin ishte në një konferencë shtypi më 19 mars. Deri në 21 mars, ai ishte shumë më entuziast, duke shkruar:
"HYDROXYCHLOROQUINE & AZITHROMYCIN, të marra së bashku, kanë një shans të madh për të qenë një nga ndryshuesit më të mëdhenj të lojës në historinë e mjekësisë.”
Mjeku i famshëm Mehmet Oz, i cili njihet për disa mashtrime për humbjen në peshë dhe fëmijët e të cilit janë të pavaksinuar, tregon për Fox News për një studim të dyshimtë francez në Marsejë, të kryer nga Didier Raoult, një mjek francez i cili më parë ka vënë në dyshim vlefshmërinë e ndryshimit të klimës dhe evolucionit. Sa i përket këtij studimi francez, javën e kaluar Shoqëria Ndërkombëtare e Kimioterapisë Antimikrobike paralajmëroi se nuk e plotëson standardin e tyre. Siç vë në dukje “The Guardian”, në studime si ky, ku as mjeku dhe as pacientët nuk e dinë kush po merr një “placebo” qetësues i dëmshëm ose ilaç që po testohet, studiuesit nuk duhet të zgjedhin se kush është në grupin e testimit apo të kontrollit, dhe të dyja grupet janë afërsisht ekuivalente, pra ata janë gati në të njëjtën moshë. Eksperimenti i Raoult nuk ndoqi asnjë nga ato udhëzime, me studiues, mjekë dhe pacientë, duke e ditur se cilët pacientë morën Hydroxychloroquine, dhe një ndryshim 20-vjeçar në moshën mesatare të të dyja grupeve, informon dritare.net
Përkundër të gjithë këtyre flamujve të kuq, Oz i tha gazetarit të Fox News, Sean Hannity më 25 mars se ai do ta informonte Shtëpinë e Bardhë për këtë kurë të mrekullueshme dhe tha për Fox & Friends se ai do të bindte Seema Verma, kreun e Medicare dhe Medicaid, për të filluar edhe hetimin.
Ka shumë entuziazëm për Hydroxychloroquine që vijnë nga brenda administratës së Trump. Peter Navarro koordinatori i politikës së Aktit të Prodhimit dhe të Mbrojtjes, është absolutisht i bindur se ilaçi është një trajtim efektiv. Të shtunën, Navarro u irritua kur Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive të vendit, theksoi se vetëm prova anekdotike ekzistojnë deri më tani.
Sigurisht, presidenti ka qenë i shqetësuar për pasojat e pandemisë, veçanërisht pasi i përket tregut të aksioneve, i cili tashmë ka marrë një goditje si rezultat i shpërthimit. Trump më parë po u bënte presion amerikanëve që të ndalojnë së qëndruari në shtëpi dhe të kthehen në punë pas Pashkëve. Ai ende duket se po shpreson për një zgjidhje magjike që kur pretendoi se koronavirusi do të zhdukej vetvetiu si një mrekulli deri në fund të prillit./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















