Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si e shoh unë Berishën në arrest shtëpie! Flet ish-gjyqtari!

Si e shoh unë Berishën në arrest shtëpie! Flet ish-gjyqtari!

Ish-gjyqtari Shefqet Muçi i ftuar në emisionin Deklaog nga Roland Qafoku në Dritare TV, foli për Sali Berishën i cili prej dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie. Zoti Muçi tha se Berisha, duhet të zbatonte vendimet e gjykatës, dhe nëse ishte në të drejtë, duhet të luftonte sipas ligjit.

“Unë nuk kam qenë një mbështetës i Sali Berishës. Por një gjyqtar nuk duhet të mbajë inate. Por për një vepër penale ne të drejtësisë duhet të mbajmë të njëjtën qëndrim si të jetë armiku, ashtu edhe miku.

Në rastin konkret unë them që ka një problem të diskutueshëm. Një personalitet duhet të zbatoj një vendim të gjykatës edhe nëse është i padrejtë. Dhe ta kundërshtonte sipas ligjeve, p[or Berisha është kapriçoz, nuk do ta bënte një gjë të tillë. Dhe për mua Sali Berisha anon më ë shume te veprimet antikushtetuese”, u shpreh Shefqet Muçi në Dritare TV./L.F-dritare.net