Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si e shkatërroi "Fermen e Kërmijve", konflikti për pronën!

Si e shkatërroi "Fermen e Kërmijve", konflikti për

Kjo është historia e fermës së kërmijve, ndërtuar nga një i ri, i cili nuk donte të zgjidhte rrugën e emigrimit, por qëndroi në vendin e tij për të sjellë në jetë një ide inovatore. Ai solli një risi duke ngritur një fermë kërmijsh e duke u bërë furnizuesi kryesor i restoranteve të kërmijve në vend.
Ai bleu një truall toke, të cilën ia dedikoi plotësisht zhvillimit të fermës. Por ëndrra iu pre në mes. Një ditë krejt papritur, pas një viti, personi i cili kishte blerë tokën ngjitur me të tijën i bën me dije se sipas dokumentave që ai posedonte i riu kishtë hyrë në tokën e tij. Skema e një mashtrimi të madh doli në pah, dhe personi që u kishte shitur tokën e kishte mashtruar duke e shitur truallin dy herë, njëkohësisht, në dy persona të ndryshëm.

Megjithëse u ndje i mashtruar nga padrejtësia që i ishte bërë ai zgjodhi ta sqarojë këtë situatë duke ndjekur rrugën e shtetit ligjor. Patjetër që u ndje i shokuar kur personi që ishte mashtruar njësoj si ai zgjodhi atë të shkatërrimit, duke e kërcënuar të lironte tokën sepse do t’ia rrëzonte fermën nëse nuk e bënte.


Pas shumë kërcënimesh që të lironte tokën, personi tjetër ia hodhi ëndrrën në tokë. Me një fadrom, ai hyri në pronë dhe shkatërroi fermën e ngritur me aq mundim. I gjendur i pafuqishëm por duke i besuar ligjit, ai iu drejtuar Policisë për të kërkuar ndihmë për padrejtësinë që po i bëhej. Ndryshe nga sa priste Policia, erdhi në vendgjarje dhe teksa i gjeti duke kryer këtë krim, nuk bëri asgjë për ta ndaluar mjetin. Edhe pas shumë denoncimesh, askush nuk erdhi për të vlerësuar situatën dhe për të vlerësuar dëmet që ishin bërë. E kjo duket se e demoralizon më tepër. Jo vetëm ëndrra, puna dhe mundi i hedhur poshtë por pasiguria që ndjen në pronën e tij, ku dikush krejt papritur mund të vijë dhe të shkelë mbi të.

Më poshtë është reagimi i tij për dritare.net.

Reagimi i djalit që me shumë mundim ngriti fermën e kërmijve dhe nuk ia doli dot ta çojë ëndrrën deri në fund. Kjo jo për çudi, sepse në Shqipëri ëndrrat janë të vështira!

Ndjekës, klientë dhe dashamirës të fermës sonë të kërmillit, nëpërmjet kësaj video nga @dritare_tv po ju njoh me krimin, veprën penale që është kryer ndaj fermës dhe pronës sonë pasditen e 03/08/2022. Persona të cilët në vitin 2022 në kryeqytetin e Tiranës pretendojnë të zaptojnë prona me forcë. Këta persona e çuan deri në fund qëllimin e tyre për të rrafshuar cdo gjë që një fermë ka. Ata me gjakftohtësi morën para edhe kafshët e fermës tonë siç shihet dhe në video ku pula dhe zogjtë e vegjël mundohen të fshihen pas prishjes së kotecit sepse nuk janë aq trime sa qeni ynë besnik i cili dhe pse po i prishnin shtëpinë e tij i hidhej fadromës si për ta ndaluar. Por fadromën nuk e ndalonte dot qeni jonë rojtar ashtu siç nuk e ndaloi as policia @bledarcuci e cila erdhi në vendgjarje dhe i gjeti duke kryer këtë krim dhe nuk vendosi të bënte bllokimin e mjetit por e la të vazhdonte punën ndërkohë që në kryenin denoncimin pranë komisariatit nr6, vazhdoi dhe pas denoncimit sepse oficeri i policisë neglizhonte të vinte në vendngjarje për të parë provat dhe për të vlerësuar dëmet. Kjo pronë është e rrethuar me leje të @bashkiatirane duke rrespektuar çdo ligj. Në vitin 2019 unë si një i ri i cili nuk u largua nga vendi i tij vendosa të merrem me buqësi @frida.krifca dhe duke u përballur çdo ditë me sfidat që bujqësia sjell nuk u stopova. POR KJO ËSHTË E TEPËRT. Sot ndihem i pasigurtë në pronën time sepse ata që duhet të mbrojnë zgjedhin të neglizhojnë duke i dhënë forcë më tepër zaptuesit i cili pretendimet e tij zgjodhi ti zgjidhë me forcë dhe jo në organet përkatëse kopetente./dritare.net