Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si duket Kampusi i ri te Universiteti Bujqësor i Tiranës!

Si duket Kampusi i ri te Universiteti Bujqësor i Tiranës!

Viti i ri akademik i gjen studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës me godina të reja studentore. Kryeministri Edi Rama, se bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe nënkryetarin e Bashkisë se Tiranes, Arbjan Mazniku inspektoi sot Kampusin universitar të UBT-së për të parë nga afër ndërtimin e kompleksit rezidencial, ku do të sistemohen studentët dhe njësitë e kërkimit shkencor.

Nënkryetari Mazniku shpjegoi se dy prej godinave janë gati që këtë vit akademik në shërbim të studentëve. “Në pak muaj grupet e para janë gati që të futen që tani. Janë tetë godina. Për momentin zihen dy të parat që janë bërë gati dhe në janar grupi i dytë”, tha ai.

Si duket Kampusi i ri te Universiteti Bujqësor i Tiranës!

Mazniku bëri të ditur se godinat do të shërbejnë jo vetëm si konvikte, por dhe si mjedise për kërkimin shkencor dhe për start-upe, duke krijuar një lidhje mes studentëve dhe biznesit.

Si duket Kampusi i ri te Universiteti Bujqësor i Tiranës!

“Siç ka qenë dhe ideja fillestare, një pjesë e objekteve kanë funksion përtej konvikteve. Objekti që është ende në punim ka dhe një hapësirë të hapur që te ketë mundësi të përdoret eventualisht si një qendër e kërkimit shkencor në bashkëpunim dhe me Universitetin Bujqësor.

Si duket Kampusi i ri te Universiteti Bujqësor i Tiranës!

Godinat janë të gjitha të një niveli shumë të mirë dhe të avancuar për të qenë konvikte, të gjitha dhomat janë dyshe dhe me banjo brenda saj . Kjo është godina e kërkimit shkencor. Nga brenda ajo është si një hapësirë e hapur që të kemi mundësi që i gjithë kampusi të marrë një fokus të ndërveprimit mes universitetit, studentëve dhe të kërkimit shkencor dhe të tekno-parqeve për start-upe”, nënvizoi Mazniku./dritare.net