
Si do të jetë kjo verë? Ja çfarë thotë ministri Klosi për turistët!
Dritare.net
Ministri i Turizmit Blendi Klosi ishte sot i ftuar në emisionin Shqip në Dritare TV për të folur për sezonin turistik 2021. Klosi tha se pandemia ka ndikuar shumë në ardhjen e turistëve të huaj në vendin tonë, por këtë sezon veror pritet që shifrat të jenë afër nivelit të 2019. Objektivi i Shqipërisë u shpreh ministri Klosi, është të arrijë në 10 milionë turistë deri në 2025.
“Ky sezon turistik parashikohet të jetë shumë më i mirë në krahasim me vitin e shkuar. Është e vështirë të kthehemi në shifrat e 2019, por besoj që vitin e ardhshëm do të jemi në ato nivele. Ndërkohë që vendeve të tjera u duhet ende shumë vite të kthehen në ato shifra, sepse bota ka ndryshuar shumë. Turistët do të jenë ende në dilema për të udhëtuar, derisa pandemia të zhduket tërësisht.
Brenda 2025 do të arrijmë në 10 milionë turistë, ky është objektivi ynë. Këto nuk janë vetëm shifra por një tregues shumë i rëndësishëm sa o takon të ardhurave. Unë e pres korrikun me shifrat e turistëve të 2019, mbi 1 milionë turistë. Vendet e BE janë ende në debat sa i takon masave të pandemisë për lëvizjen e lirë. Por turizmi shqiptar nuk ka më frikë për sezonin”, u shpreh ministri Klosi./L.F-dritare.net

















