Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtyhet vendimi i bllokimit, Kapshtica hapet më 8 mars!

Shtyhet vendimi i bllokimit, Kapshtica hapet më 8 mars!

Afati për hapjen e pikës kufitare të Kapshticës është shtyrë sërish nga pala greke deri më 8 mars, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Còvid-19. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka bërë të ditur vendimin e palës greke.“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Còvid-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin”, thuhet në njoftim./M.M-dritare.net