
Shtyhet seanca për dosjen "5D", ish-zyrtarët kërkojnë gjykim të shkurtuar
E Martë 4 Shkurt 2025, 16:04
Dritare.net
Gjykata e Posaçme vendosi që ta shtyjë për më 14 shkurt seancën e radhës për dosjen "5D". Në këtë datë do të vendosë nëse do të kalojë apo jo çështjen për gjykim. Në seancën paraprake për dosjen 5D, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Me gjykim të shkurtuar kërkojnë të gjykohen edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari./K.C/dritare.net

















