Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtetasja amerikane denoncon rrëmbimin e vajzës nga babai i saj! Dyshohet se ka hyrë në Shqipëri

Shtetasja amerikane denoncon rrëmbimin e vajzës nga babai i saj!

Një shtetase amerikane, ka denoncuar këtë të mërkurë në polici se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck. Sipas Shannon Lyn, Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin në territorin e Shqipërisë me vajzën e tyre.

Shtetasja amerikane denoncon rrëmbimin e vajzës nga babai i saj!

Tracy Shannon Lyn banon prej katër vitesh në Malin e Zi, ndërsa me bashkëshortin Thomas Hollenbeck ishte e divorcuar.

Shtetasja amerikane denoncon rrëmbimin e vajzës nga babai i saj!

Në postimin e ndarë gjerësisht në rrjetet sociale thuhet se të gjithë janë me sytë nga Shqipëria dhe ambasada shqiptare në vendin tonë, për të zbuluar të vërtetën dhe për të identifikuar vajzën.

Shtetasja amerikane denoncon rrëmbimin e vajzës nga babai i saj!

"Ajo quhet Zynlea, është 6.5 vjeç, është 120 cm dhe është parë për herë të fundit në Stari Bar, Mali i Zi mbrëmjen e 13 gushtit! Ajo u pa për herë të fundit me këtë burrë, emri i tij është Thomas Hollenbeck, ai është 34 vjeç, 6ft, shtetas amerikan, besojmë se ka kaluar kufirin në Evropën Shengen, ai mund të jetë duke u përpjekur të hipë në një aeroplan ose tren me këtë fëmijë, ai DUHET TË KAPET" thuhet në një postim të shpërndarë në facebook./L.F-dritare.net