Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtëpia diskografike në Athinë, nxjerr në treg këngën e artistit shqiptar!

Shtëpia diskografike në Athinë, nxjerr në treg

Vitamin Music Record Label), shtëpia diskografike në Athinë që mbështet artistët e rinj, ka nxjerrë në treg këngën e reperit shqiptar, Armando Xhemali, ose Albawizzy siç njihet ndryshe me emrin e artit.

Shtëpia diskografike në Athinë, nxjerr në treg

Vitamin Music, është shtëpia muzikore që u krijua nga dy persona me origjina të ndryshme, njeri nga Kazablanka, Maroku dhe tjetri shqiptar nga Vlora, në Athinë.

Shtëpia diskografike në Athinë, nxjerr në treg

Familja Vitamin e nisi punën në tregun muzikor me artistin grek, Argyris Kontolaimos ose RG, i cili sapo lançoi edhe albumin me titullin "Deka". Janë realizuar edhe shumë bashkëpunime si ai me këngëtarin amerikan "Denace", Stan Eminem 2. Gjithashtu edhe me Phyrosun, Gbani edhe Christine Bageri e shumë artistë të tjerë.

Shtëpia diskografike në Athinë, nxjerr në treg

Projekti i radhës u lançua më datë 3 korrik drejt Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut gjithashtu anë e mbanë Diasporës, me artistin e ri Armando Xhemali ose Albawizzy që ka marrë në krahët e veta, Vitamin Music Label. Single i parë që doli në tregun muzikor shqiptar nga Albawizzy ishte me titullin "MILLION". Armando ka qenë pjesë e gurit "Të Tanët" dhe pas 5 vjetësh lidhi kontratën e tij me Vitamin Music Record Label ku ka nisur profesionalisht punën dhe karrierën me këngën "MILLION"./K.C/dritare.net