
Shtatori nis me diell! Parashikimi i motit për sot!
E Hënë 1 Shtator 2025, 08:08
Dritare.net

Shtatori nis me diell në gjithë vendin.
Ndërsa paraditja në vendin tonë do të karakterizohet nga intervale të shumta me diell, duke sjellë një fillim dite të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, në zonat malore të veriut dhe juglindjes do të shfaqen kalime të lehta vranësirash, të cilat megjithatë nuk do të gjenerojnë reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rritjen, duke u luhatur nga 13°C në orët e mëngjesit, deri në 30°C vlera maksimale në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare nga drejtimi lindor, me shpejtësi deri në 40 km/h, ndërsa në brigjet detare pritet dallgëzim deri në 3 ballë./E.P-dritare.net

















