
Shqiptarët e Kosovës pushojnë shqip edhe në pandemi, ja sa qytetarë kanë hyrë në Shqipëri në 11 ditë!
E Enjte 9 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Edhe pse Kosova dhe Shqipëria po përballen me një numër në rritje të rasteve me koronavirus, dhe bota është e gjunjëzuar nga pandemia, shqiptarët e Kosovës vijojnë të shijojnë pushimet.
Edhe për shkak të mbylljes së kufijve, shqiptarët e Kosovës kanë filluar tanimë dyndjen në bregdetin shqiptar.
Vetëm në 11 ditë, konkretisht nga data 26.06.2020 deri më 06.07.2020 numri i shqiptarëve të Kosovës që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë ka qenë 76.974 persona, shifra këto të dërguara nga policia e Kosovës për “arbreshinfo”
Ndërsa sa i përket periudhës së njëjtë të vitit të kaluar kjo shifër është 74.308 qytetarë pra del të jetë më e ulët me 2.666 qytetarë më pak se këtë vit./ I.M-Dritare.net

















