Shqipja demaskon Andin, i publikon mesazhet zanore: Dola për ty nga studioja, Tea s’më intereson
Dritare.net
Të tjera skandale po dalin nga “Përputhen”. Një ditë më parë, Andi pohoi se shumë shpejt do të fejohet me Tean, pasi kjo e fundit i pëlqen shumë. Por mesa duket ish-konkurrentja, Shqipja ua ka prishur “lumturinë”, duke postuar një audio që demaskon Andin. Ju kujtojmë se, para se të përjashtohej nga Përputhen, Shqipja dhe Tea janë përplasur disa herë, madje kalonin dhe në ofendime ndaj njëra-tjetrës. Në një rast, Shqipja i tha Teas: “Të ka bërë keq balloni i gastrit!”. Direkt pas kësaj Tea u largua nga studioja dhe Andi pas saj.
Sapo mori vesh lajmin e fejesës, Shqipja nxori një audio të Andit, i cili thoshte se doli nga emisioni për të, jo se i interesonte Tea. Mesazhi i Andit: “O sa inat më vjen kështu. Po ti pse nuk ia tregon historinë tamam se si ishte? Unë me vërtet dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka mbrapa Teas, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Unë dola për të përfituar ti një gjë. Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkt te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagojë ndaj gjërave që tha që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkt te ty. Edhe të argumentova çdo gjë tani. Pse nuk ia shpjegon. Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qeshur. Se tek e fundit burri jot është ai po përgojojnë kështu që përpiqu ta rregullosh situatën.”,- dëgjohet duke thënë Andi. Ndërsa Shqipja shkruan se, mes tyre ka pasur ndjenja që u shuan më vonë, por, nuk janë tallur që të bëjnë xheloze Tean. Ish-konkurrentja thotë se, Andi është mashkulli më i pafytyrë që ka njohur dhe i kërkon të jetë realist./K.C/dritare.net
View this post on Instagram