Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet deklaratën e BE-së për dialogun me Serbinë!

Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet

Shqipëria i del në krahë Kosovës dhe për herë të parë nuk mbështet deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023.

Burime diplomatike pranë BE konfirmojnë se Shqipëria nuk është linjëzuar të martën (26 shtator) me deklaratën, e cila është hartuar nga BE dhe për të cilën i është kërkuar mbështetja vendeve anëtare përpara aktit kriminal, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës e dy të tjerë u plagosën.

Sipas Tiranës, përgjegjësia e asaj që ndodhi në veri nuk qëndron te Kosova.

Edhe pse deklarata i referohet zhvillimeve të mëparshme dhe konkretisht seancës së dialogut të lehtësuar nga BE, në datën 14 shtator, në dritën e zhvillimeve të fundit në Kosovë, burimet diplomatike ndërkombëtare bëjnë me dije se, për Shqipërinë qëndrimet në këtë deklaratë, nuk janë të përshtatshme për situatën aktuale, ku përgjegjësia është e qartë dhe nuk qëndron tek Kosova dhe përfaqësuesit e saj. Në historinë e marrëdhënieve Shqipëri - BE, kjo është hera e parë që vendi ynë nuk linjëzohet me qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Vendi ynë i është bashkuar deri sot me të gjitha deklaratat dhe vendimet e BE-së në fushën e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të Unionit, duke ndarë të njëjtat vlera dhe parime mbi të cilat ndërtohet politika e jashtme e BE-së./shqiptarja