Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria heq vizat me Republikën Domenikane

Shqipëria heq vizat me Republikën Domenikane

Shqipëria ka hequr vizat me Republikën Domenikane. Shteti tropikal ndodhet në ishullin Hispaniola të Karaibeve dhe njihet për plazhet e bukura, resortet dhe sportine golfit.

VENDIMI:

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS DOMENIKANE, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR SHTETASIT, MBAJTËS TË PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, TË SHËRBIMIT DHE ZYRTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Domenikane, për heqjen e vizave për shtetasit, mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe zyrtare, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.", thuhet në VKM./K.C/dritare.net