Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria feston 112 vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Begaj: Gëzuar shqiptarë, kudo jeni!

Shqipëria feston 112 vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Begaj:

Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët:

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar.”
Presidenti i Republikës krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit./L.F-dritare.net