Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës

Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i

Asambleja Parlamentare ka miratuar heqjen e Shqipërisë nga lista e monitorimit nga Këshilli i Evropës pas 29 vjetësh. Lajmin e bën të ditur ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një statusi në rrjetet sociale. Hasani shkruan se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka njohur reformat transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit si dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

"Faleminderit Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesit Ionut Stroe, për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura.", thuhet në postimin e ministrit./K.C/dritare.net

Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i