
Shpërthimi në Liban, jep dorëheqje ministrja e parë: Më falni, nuk kemi përmbushur pritshmëritë tuaja!
Dritare.net

Ministri i informacionit në Liban ka dhënë dorëheqje, 5 ditë pas shpërthimit tragjik të së martës i cili vrau të paktën 150 nejrëz dhe plagosi më shumë se 5000 të tjerë.
Ministri i informacionit në Liban, Manal Abdel Samad njoftoi dorëheqjen e saj, duke thënë se qeveria e kryeministrit Hassan Diab dështoi t'i përmbushë aspiratat e popullit libanez, ndërsa kjo ëshhtë dorëheqja e parë e një zyrtari të lartë pas shëprthimit.
"Unë dua t'i kërkoj falje popullit libanez, aspiratat e të cilit ne nuk ishim në gjendje t'i përmbushnim për shkak të vështirësisë së sfidave me të cilat përballen," tha ajo në një deklaratë të shkurtër nga ministria.
Abdel Samad tha që ajo kishte provuar në qeverinë e Diabit për të adresuar kërkesat e një kryengritjeje të pashembullt që tronditi vendin tetorin e kaluar, "por ndryshimi mbeti largë".
Abdel Samad shtoi se qeveria nuk u bindej aspiratave të saj dhe ajo po hiqte dorë nga respekti për ata të vrarë, të plagosur dhe të humbur pas shpërthimit masiv të Bejrutit në fillim të kësaj jave, "dhe si përgjigje ndaj kërkesës së njerëzve për ndryshim".
Abdel Samad është ministri i dytë që dha dorëheqjen nga qeveria e Diab brenda një jave, pasi Ministri i Jashtëm Nassif Hitti dha dorëheqjen të hënën, një ditë para shpërthimit./ I.M-Dritare.net

















