Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpërthimet në veri, analisti: Në këtë sulm ka dorë Rusia!

Shpërthimet në veri, analisti: Në këtë sulm ka

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj është hedhur në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri.

Analisti Gazmir Raci i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” nga Ermal Peçi në DritareTV tha se janë mbi 70 baza të ushtrisë serbe në Veri të Kosovës, dhe se federata Ruse e ka organizuar këtë sulm për të mbartur një pjesë të konfliktit me Ukrainën edhe në Ballkanin Perëndimor.

”Ne do të përballemi me kërcënime të vazhdueshme përderisa afër kufirit të Kosovës kemi mbi 70 baza të ushtrisë Serbe. Aleksandër Vucic ka vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës. Ky sulm ishte një sulm i organizuar nga federata Ruse për të mbartur një pjesë të konfliktit të Ukrainës në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu dhe për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve.”-tha analisti Gazmir Raci në DritareTv. /E.P/dritre.net