Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, hidhet molotov drejt Audit të parkuar!

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, hidhet molotov drejt Audit

Një automjet ka shpërthyer këtë mëngjes në Shkodër, teksa ishte parkuar. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20, ndërsa në drejtim të automjetit është hedhur molotov.

Automjeti tip ‘Audi’ të bardhë me targa AB 743 KO, rezulton në pronësi të 40-vjeçarit, Bledar Freskina. Autori është filmuar nga kamerat e një lokali në afërsi, ndërsa shihet se i afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet.

Shkak dyshohet ndonjë konflikt çasti që mund të ketë ndodhur mes pronarit të makinës dhe personave të tjerë./M.K-dritare.net