Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpërthim bombole në një piceri te Delijorgji nëTiranë: Dy të lënduar

Shpërthim bombole në një piceri te Delijorgji nëTiranë:

Një shpërthim bombole gazi ka ndodhur sot në një piceri në zonën e Delijorgjit, Tiranë. Si pasojë e incidentit, janë lënduar lehtë pronari i picerisë, 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, 28 vjeç. Të dy janë dërguar në spital për mjekim të specializuar.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur gjatë instalimit të bombolës së gazit brenda ambienteve të picerisë, e cila është në proces hapjeje. Bombola dyshohet të ketë pasur rrjedhje, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që ka dëmtuar fasadën e jashtme të objektit dhe pjesërisht edhe fasadën e një biznesi pranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”. Policia dhe grupi hetimor ndodhen aktualisht në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit./L.F-dritare.net