Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shmanget tragjedia/ Fshati Italian evakuohet për shkak të rrëshqitjes së një akullnaje!

Shmanget tragjedia/ Fshati Italian evakuohet për shkak të

Alarmi është ngritur të mërkurën pasdite, kur ekspertët me helikopterë kuptuan se akullnaja Planpincieux, në një lartësi prej rreth 2.800 metrash në Luginën e Ferretit në masivin Mont Blanc, po rrëshqiste në mënyrë të rrezikshme.

Një valë e nxehtë ka krijuar një shtresë uji nën akullnajën, e cila është e përbërë nga rreth 500,000 metra kub akulli - afërsisht madhësia e katedrales së Milanos, duke e bërë atë më të prirur për një rrëshqitje.

Shmanget tragjedia/ Fshati Italian evakuohet për shkak të

"Ekziston një bllok shumë i madh i akullit që pushon në shkëmb dhe rreziku është se mund të shkëputet menjëherë", tha eksperti i akullnajës Fabrizio Troilo për gazetën Corriere della Sera.

Rreth 75 banorë dhe turistë në shtëpi ose hotele në fshatrat në pjesën e kërcënuar të luginës u evakuuan dhe policia bllokiu rrugër për të parandaluar hyrjen e të tjerëve.

Shumë turistë në pjesë të luginës që nuk kërcënohen drejtpërdrejt nga një shembje eventuale tashmë kishin zgjedhur të largoheshin, thanë zyrtarët vendas.

Shmanget tragjedia/ Fshati Italian evakuohet për shkak të

"Sezoni po kalonte mirë përkundër pandemisë COVID," i tha Corriere Jacopo Nitri, i cili zotëron një hotel të vogël në zonë. “Më është dashur të largoi 25 klientë dhe të anuloj disa rezervime. Nëse situata nuk zgjidhet në ditët e ardhshme do të jetë një katastrofë. "

Një evakuim i ngjashëm u bë shtatorin e kaluar kur e njëjta akullnajë tregoi shenja paqëndrueshmërie dhe zgjati disa ditë./ I.M-Dritare.net