
Shkuan për të notuar/ Nxirren trupat e fëmijëve të mbytur në liqenin e Prushit
E Premte 27 Maj 2022, 19:07
Dritare.net
Trupat e dy prej të miturve të mbytur në liqenin e Prushit janë nxjerrë nga uji me ndihmën e polumbarëve të Reneas që gjendjen në vendngjarje.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Tiranë, ku dy fëmijët u mbytën në liqenin e Prushit, afër Vaqarrit, teksa kishin shkuar persona për të notuar.
Fëmijët të cilët dyshohet se janë të moshës 11 dhe 13 vjeç nuk kanë mundur të dalin nga ujërat e liqenit.
Dy të miturit janë nga zona e Vaqarrit, me të njëjtin mbiemër, por nuk dihet ende nëse kanë lidhje familjare, Identiteti i tyre nuk është zbuluar ende, ndërsa po merren në pyetje prindërit e tyre për të zbuluar më tepër./M.K/dritare.net

















