Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkruan se vdiq një mjek nga Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë u përgjigjet mediave: Nuk është e vërtetë!

Shkruan se vdiq një mjek nga Covid-19/ Ministria e

Ditën e sotme ka qarkulluar në portale lajmi se ka ndërruar jetë nga Covid-19 mjeku hematolog i QSUT-së, Arjan Pushi. Por menjëherë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë e cila thotë se ky lajm nuk është i vërtetë.

"Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar shërbimit Infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë. Ju lutemi referojuni burimeve zyrtare!", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Shumë nga mediet iu referuan postimit të një kolegu të mjekut Pushi, Bernard Progni i cili shkroi sot në Facebook:

"U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut të madh në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”

Mjeku Arjan Pushi është i prekur nga Covid-19 dhe ndodhet i intubuar në Spitalin Infektiv. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, por sipas ministrisë fatmirësisht nuk ka ndërruar jetë./K.C/dritare.net