
Shkon në 920 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan!
E Mërkurë 22 Qershor 2022, 12:12
Dritare.net
Një tërmet i fuqishëm 6.1 i shkallës rihter, i cili goditi Afganistanin ka vrarë deri më tani 920 persona. Këtë e tha zëvendësministri për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim duke shtuar se 600 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.
Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve prej më shumë se ka të ngjarë të rritet, ndërkohë që më shumë 150 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur./Xh.Xh/dritare.net

















