
Shkon në 63 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë
E Martë 24 Mars 2020, 19:07
Dritare.net
Shkon në 63 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Dy rastet e fundit janë një 25-vjeçare dhe një e moshuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë njofton:
“Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiq-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët - Vushtrri, e moshës 73 vjeçe.”

















