
Shkon në 28 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi!
E Shtunë 31 Tetor 2020, 17:05
Dritare.net
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi se të paktën 28 njerëz humbën jetën në tërmetin që goditi Izmirin dhe se 243 persona janë duke u trajtuar në spital.
"28 njerëz humbën jetën. Shtatë persona janë në repartin e kujdesit intensiv, tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 243 njerëz janë duke u trajtuar, ndërsa 642 veta janë liruar nga spitali", tha Koca.
Operacionet e kërkim-shpërtimit po vijojnë ende./ I.M-Dritare.net

















