Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkon në 13 numri i viktima të koronavirusit në vend

Shkon në 13 numri i viktima të koronavirusit në vend

Një tjetër pacient ka humbur jetën mëngjesin e sotëm nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një 62-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte prekur me Covid-19, por edhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmin e ka bërë të ditur zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ndërsa njoftoi se vetëm në 24 orët janë regjistruar 20 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 243 të prekur.

“Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri”, tha Rakacolli.

/E.B-dritare.net