
Shkoi pa ftuar në përurimin e shtëpisë së Fishtës, policia shoqëron ish-deputetin Eduart Ndocaj
E Premte 23 Tetor 2020, 11:11
Dritare.net
Për 149-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës sot në fshatin Fishtë, do të përurohet Shtëpia-Muze, ku banoi poeti shqiptar. Por pa nisur aktiviteti, një incident ka ndodhur mes policisë dhe ish-deputetit Eduart Ndocaj. Policia ka ndaluar ish-deputetin për t'u futur brenda në aktivitet pasi ai nuk kishte një ftesë për të marrë pjesë. Ai ka kundërshtuar policinë, duke thënë se nuk është nevoja për ftesë për të marrë pjesë në një organizim të tillë. Në këtë aktivitet pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Rama./L.F-dritare.net

















