Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkodra me mole turistike, ja projekti!

Shkodra me mole turistike, ja projekti!

Molet turistike “Almonit” në liqenin e Shkodrës është projekti që së shpejti do të krijojë infrastrukturën e nevojshme për lundrimin turistik në liqen midis Shkodrës – Shirokës – Zogajt dhe Vir Pazarit.

Shkodra me mole turistike, ja projekti!

Liqenit të Shkodrës do t’i shtohen tre mole për t’i shërbyer sa më mirë turizmit. Projekti synon planet afatgjata për të pasur edhe një herë, si vitet e mëparshme, lundrim në Liqenin e Shkodrës.

Shkodra me mole turistike, ja projekti!

“Me një tjetër projekt të shumëpritur, atë të rillindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës, për të rikthyer së shpejti, pas shumë e shumë kohësh, lundrimin turistik në liqen, përmes natyrës së bekuar të Shkodrës – Shirokës – Zogaj dhe Vir Pazarit, falë punës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama./L.F-dritare.net