
Shkodër/ Vijojnë kërkimet për kapitenin hero Arben Anamali
Dritare.net
Vijojnë pa ndërprerje kërkimet për Arben Anamalin, kapitenin e anijes turistike në liqenin e Shkodrës, i cili humbi jetën pasditen e së martës pasi shpëtoi dy turistë të huaj nga mbytja. Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin, ndërsa ekipet e specializuara janë ende në terren.
Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë, po zhvillojnë operacione intensive për të gjetur trupin e kapitenit që u zhduk në ujërat e liqenit pas aktit të tij të guximshëm.
Sipas burimeve zyrtare, kërkimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës derisa trupi i kapitenit të lokalizohet. Ngjarja ka ngjallur reagime të forta dhe solidaritet të gjerë, pasi Anamali konsiderohet si një hero i vërtetë që sakrifikoi jetën për të shpëtuar të tjerët.
Ndërkohë, komuniteti lokal dhe familjarët e tij janë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, mes dhimbjes dhe shpresës për ta sjellë trupin e tij në vendin e prehjes së fundit./L.F-dritare.net

















