Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkelen parimet e kartës së OKB-së, Shqipëria nuk njeh aneksimin e rajoneve ukrainase nga Rusia!

Shkelen parimet e kartës së OKB-së, Shqipëria nuk njeh

Pasi presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni në Moskë, Shqipëria i ka dënuar referendumet e mbajtura në rajonet e Donesk, Luhanks, Zhaprozhzhia dhe Kherson. Ministria e Jashtme e vendit tonë thekson se nuk do të njohë rezultatet e përcaktuara nga Rusia në këto rajone.

Institucioni kyç i marrëdhënieve ndërkombëtare thekson se çdo aneksin i territorit të një shteti në një shtet tjetër sovran, është shkelje e parimeve e Kartës së OKB.

"Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.

Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar", thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme./Xh.Xh/dritare.net