
Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha
E Enjte 9 Janar 2025, 14:02
Dritare.net
Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar. Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.
Shkarkimi i tij nga Këshilli i Ministrave, erdhi pasi një emision investigativ hodhi dyshime se abuzonte me fondet e Teatrit./L.F-dritare.net

















