Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shiu dhe bora iu lënë vendin ngricave, ARRSH: Të gjitha akset të kalueshme!

Shiu dhe bora iu lënë vendin ngricave, ARRSH: Të gjitha akset

Pas reshjeve të shiut dhe të borës, tashmë me rënien e temperaturave në disa akse rrugore ka prezencë të ngricave. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se janë marrë të gjitha masat për të shmangur bllokimet e rrugëve dhe në akset ku ka pasur problematika, është shpërndarë kripë për të shmangur ngricat.

"Reshjet kanë pushuar. Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset', thuhet në njoftimin e ARRSH.",- shkruhet në njoftimin e ARRSH.
Dy ditë më parë vendi, u përfshi nga reshje të dendura shiu dhe dëborë në zonat malorë, por nuk pati problematika për shkak të motit të keq./M.T/dritare.net