Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shifrat shqetësuese vijojnë në Kosovë/ 13 të vdekur dhe 245 raste me koronavirus!

Shifrat shqetësuese vijojnë në Kosovë/ 13 të vdekur dhe

Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi dhe janë diagnostikuar pozitiv 245 raste të reja.

133 të shëruar janë vetëm sot.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.863 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.687./ I.M-Dritare.net