Shifra rekord me Covid-19/ Do të rikthehemi në karantinë? Ja çfarë thotë Manastirliu!
Dritare.net
Ditët e fundit janë regjistruar raste rekord të infektuarish me Covid-19. Në këtë situatë është kthyer edhe frika e rikthimit të karantinës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në Top Talk ka thënë se nuk parashikohet mbyllje e vendit, por do të ketë vlerësim dinamik nga ekspertët e shëndetit. Ministrja u shpreh se, qytetarët duhet të kuptojnë seriozitetin dhe përmasat e situatës në të cilën ndodhemi. Ajo bën thirrje që të gjithë të mbajnë maskë në publik, në vende të mbyllura.
“Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën. Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat. Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura.”, tha Manastirliu./K.C/dritare.net