Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sherri i çastit devijon në vrasje, kush është 57-vjeçari që u gjet i vdekur në kamionçinë!

Sherri i çastit devijon në vrasje, kush është

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Poliçan-Suhë, ku një 57-vjeçar u gjet pa jetë në kamionçinën e tij. Mësohet se viktima është Gëzim Saraçi. Policia thotë se ai u qëllua me sende të fora nga bashkudhëtari, i cili tashmë është identifikuar. Dyshohet se pas një konflikti të çastit autori ka goditur me sende të forta 57-vjeçarin.

“Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, njofton policia./K.C/dritare.net