
Sherr mes biznesmenëve/Çfarë ndodhi sot mes ortakëve ku u plagosën 3 persona!
Dritare.net
Një plagosje me armë ka ndodhur sot rreth orës 09:30 të mëngjesit në zonën e ish-parkut të autobusëve, në lagjen “Ndre Mjeda”. I plagosur ka mbetur biznesmeni Sino Llanaj, ndërsa autori i dyshuar, Albert Allmuça, pasi është shpallur në kërkim është vetëdorëzuar disa orë më vonë në polici. Të dy ishin ortakë të një pallati në ndërtim dhe mënyra se si i kanë shitur apartamentet e pallatit në fjalë, ka çuar në përballje fizike mes tyre. Edhe pse shtetasi Allmuça pretendon se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, zona është e pajisur me kamera të shumta sigurie, si dhe ka pasur dëshmitarë në vendngjarje që tregojnë të kundërtën. Roja i pallatit në ndërtim i cili ndërhyri gjatë konfliktit të dy biznesmenëve është goditur nga Allmuça me tytën e pistoletës. I plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit me iniciale K.K. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën./S.F-dritare.net

















