
Shënohet viktima e parë shqiptare në Izmir
E Shtunë 31 Tetor 2020, 17:05
Dritare.net
Shënohet viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik në Izmir.
Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo deklaron për Abc News se viktima është një grua me origjinë nga Kosova. Viktima është Nazmiye Doğrayan 62-vjeç.
Ndërkohë që djali i saj 28-vjeç është në gjendje të rëndë në spital. Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin duke lënë shumë viktima dhe të lënduar./AbcNews

















