
Një ditë më parë, në Prizren u inauguruan bustet e dy heronjve, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Adem Jashari. Megjithatë, përveç urimeve për një nismë të tillë, këto buste janë komentuar shumë sa i përket strukturës së tyre.
Një debat i zjarrtë u ndez mbrëmë në rrjete sociale, menjëherë sapo u publikuan fotot e heronjve kombëtarë.
Busti i Skënderbeut në Prizren!
Ndryshe nga statujat e tjera, ku Skënderbeun e kemi parë mbi kalë, te ajo që u inaugurua dje në Prizren, heroi ynë kombëtar qëndronte në këmbë, ndërsa në dorë mbante shpatën dhe një pergamenë.
Ky bust u kritikua shumë për strukturën. Pjesa më e madhe e komenteve ishin për qafën dhe kokën, të cilat ishin zgjatur shumë, po ashtu edhe pjesë e mjekrës, në një formë të çuditshme.
Busti i Adem Jasharit
Ndërsa bustin e Adem Jasharit, e kanë cilësuar si turp dhe shëmti më të madhe nuk ka. Dhe kur e sheh me sy të lirë vëren që shumë gjëra nuk shkojnë në atë bust, që është deformuar jashtëzakonisht shumë.
Njerëzit kanë kërkuar të hiqen sa më shpejt këto buste, pasi janë turp për figurat kombëtare.
Nuk e dimë nëse ka qenë një dorë që i ka punuar, por duket që paska qenë dështim, ose ai ka dashur të tregojë diçka tjetër, që askush s’po ia gjen anën dhe kuptimin./K.C/dritare.net

















