Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA: Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!

Sot Shqipëria feston 80 vjetorin e Çlirimit. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Ambasada Amerikane ka uruar të gjithë shqiptarët në këtë festë kombëtare, duke nderuar sakrificat e vendit tonë.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore – kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.

Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan Ambasada./M.K-dritare.net

SHBA: Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!