Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sgarbi ngushëllon Ramën pas humbjes së nënës: Unë dhe italianët jemi pranë teje

Sgarbi ngushëllon Ramën pas humbjes së nënës: Unë

Kritiku i njohur i artit dhe personaliteti i shquar i Italisë, Vittoria Sgarbi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministrit të vendit tonë, Edi Rama, pasi një ditë më parë humbi të ëmën. Përmes një shënimi në gazetën Corriere della Sera, Sgarbi shprehet se:

”Dashurinë për Italinë dhe shpirtin italian të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ia njohim të gjithë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën ndaj Italisë, që është edhe e tij, në kohë të vështira, me fuqi të kufizuara, por plot zemërgjerësi. Për këtë, Vittorio Sgarbi i është pranë, e të gjithë italianët e tjerë mirënjohës, në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme, që i mëkoi dashurinë për bukurinë.”/K.C/dritare.net