Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sërish tensione në veri të Kosovës, serbët protestojnë para ndërtesave komunale!

Sërish tensione në veri të Kosovës, serbët

Ditën e sotme qytetarët serbë pritet të protestojnë para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, ku në 26 maj pati edhe përplasje me policinë që shoqëroi kryetarët e rinj të komunave që të hynin në zyrat e tyre. Në orët e para të mëngjesit, grupime qytetarësh janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Ybutin Potokut dhe Zveçanit ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policicisë. Sipas mediave të Kosovës, raportohet që në Zveçan policia të ketë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë në kuadër të këtyre protestave të paralajmëruara, edhe nxënësit do të bojkotojnë mësimin ditën e sotme./M.T/dritare.net