Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Serbia dëmtoi kanalin në Zubin Potok, Goxhaj: Edhe pa NATO-n Kosova nuk preket, ka shqiptarët!

Serbia dëmtoi kanalin në Zubin Potok, Goxhaj: Edhe pa NATO-n Kosova

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj është hedhur në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri.

Dritan Goxhaj ish-anëtari i UÇK-së i ftuar në Shqip nga Dritan Hila tha se pa NATO-n, Kosova nuk mbrohet dot sepse nuk ka trupa ushtarak të mjaftueshëm por nga ana tjetër ish-anëtari i UÇK-së thotë që Serbia nuk e pushton dot Kosovën pasi një numër i madh forcash nga Shqipëria do ta ndihmonin.

”Kosova nuk është në gjendje që të mbrohet pa prezencën e NATO-s. Nuk mbrohet dot sepse nuk ka kapacitete ushtarake që të mbrohet. Por edhe me mungesën e NATO-s Serbia nuk e pushton dot Kosovën më saktë nuk e kalon dot Lumin Ibër. Nuk e kalon dot për arsye se do të kemi një angazhim të popullatës civile madje në një situatë të tillë do të kishte edhe një angazhim të Republikës së Shqipërisë. Të këtyre forcave që kemi të vullnetarëve të ndryshëm, nëse ndodh këto forca nuk do të jenë si në vitin 1999 por do të jenë me mijëra.”- u shpreh Goxhaj/E.P/dritare.net