
Serbët vendosin tenda para komunës së Zubin Potokut!
E Martë 30 Maj 2023, 09:09
Dritare.net
Serbët edhe sot me mëngjes kanë vazhduar protestën e tyre para objekteve komunale në veri. Ata sot kanë vendosur edhe tenda për të vazhduar qëndrimin, raportojnë mediat serbe.
Ata kanë vendosur edhe flamuj serb nëpër shtylla elektrike në afërsi të komunës.
Krejt kjo po ndodh para syve të trupave të KFOR-it të cilët që nga mëngjesi kanë barrikaduar objektin e komunës./M.T/dritare.net

















