
Serbët tentojnë të hyjnë me dhunë në komunën e Zveçanit, policia e Kosovës i shpërndan me gaz lotsjellës!
E Hënë 29 Maj 2023, 09:09
Dritare.net
Ashtu siç ishte paralajmëruar, protestuesit serbë kanë përshkallëzuar veprimet e tyre duke tentuar të hyjnë me dhunë në ndërtesën komunale të Zveçanit. Gjatë këtij momenti, policia ka ndërhyrë duke lëshuar gaz lotsjellës drejt protestuesve të cilët më pas janë larguar./M.T/dritare.net

















