Senera Hoxha: Kjo ndërhyrje është ende tabu në Shqipëri!
Dritare.net

E ftuar në "Mëngjesi në Dritare", kirurgia plastike Senera Hoxha foli për operacionet plastike dhe për botoksin. Sipas mjekes që ka në fokus të punës së saj, të bukurën, botoksi nuk duhet kryer pa mbushur 20 vjeç.
Ne po kalojmë atë fazën e tranzicionit që në botë ka qënë para 10 vitesh, tani e kemi ne atë boomin e ndërhyrjeve.
Gjithashtu rol luan edhe marketingu, media sepse çdo ditë e më shumë i jepet rëndësi këtyre temave.
Për të gjithë pacientët ndoshta me defekte të lindura bëjmë shumë psikoterapi dhe gjithmonë i them që janë shumë të bukur dhe ndërhyrjen duhet ta dëshirojë pacienti, jo të detyrohet nga shoqëria.

Në momentin që ti e bën një ndërhyrje dhe nuk ndihesh komod ta pranosh mendoj që nuk ka asgjë të keqe dhe është solidaritet midis femrash sidomos.Fitojnë më shumë pikë kur e pranojnë sesa kur e mohojnë.
Botoxi nuk duhet bërë nën të 20-at. Ideale është mbi 25 vjeçe edhe pse ato rrudhat e para të mimikës shfaqen edhe 18 vjeçe. Një ndërhyrje tabu për të cilën akoma nuk flitet shumë është ajo në zonat intime. Për shembull zonjat që kanë lindur dhe mund të kenë probleme me zonat intime. Kjo nuk është vetëm estetike por ndihmon shumë ne disa aspekte që mund të jenë shqetësuese për zonjat post-shtatzëni", tha mjekja./M.M-dritare.net