
Sekretet e grave kineze për t'u dukur 25 vjet më të reja!
Dritare.net
Në Kinë, një grua e bukur nuk është vetëm një grua që duket e bukur. Kultura e lashtë kineze thotë se trupi dhe shpirti janë të pandashëm, dhe pamja është vetëm një nga tiparet e bukurisë. Hobi, harmonia shpirtërore dhe vetëmjaftueshmëria janë gjërat që kanë rëndësi.
Pavarësisht traditave të lashta në Kinë, gratë kineze 40-vjeçare me të vërtetë duken si vajzat 20-vjeçare. Por si është e mundur të duken kaq të reja.
Dritare.net sot në këtë artikull do t'iu tregojë 10 sekretet e grave kineze për të qëndruar gjithmonë të reja.
Pini më shumë ujë!
Gratë kineze pinë sa më shumë ujë dhe e mbajnë një shishe me ujë kudo shkojnë. Kur ato janë pyetur se çfarë i bëjnë të duken kaq të reja, përgjigjja e tyre, është uji. Në Kinë, pothuajse të gjitha vendet publike janë furnizuar me pije freskuese dhe ujë.
Kaloni më pak kohë në diell!
Në të kaluarën, lëkura e bardhë karakterizonte të gjithë njerëzit e një shtrese të lartë. Në shekullin e 21-të, gratë kineze ishin të sigurta se dielli është një nga metodat më të mira për t'u përdorur në mënyrë që të shmangnin plakjen e parakohshme.
Çajin zëvendëson pije të tjera
Gratë në Kinë pinë shumë lëngje, dhe çaji është një nga pijet e tyre më të preferuara. Ekspertë thonë se lëngjet por kryesisht çaji ka ndikim pozitiv në bukurinë dhe shëndetin tuaj. Gjithashtu nuk rekomandohet të shtoni sheqer ose qumësht në çajin tuaj, informon dritare.net.
Planifikoni ditën tuaj!
Në Kinë organizimi i punëve gjatë ditës, pra një axhendë e mirë menduar, është kryesore për të gjithë. Gratë kineze kujdesen shumë për vaktet e tyre dhe kohën e gjumit. Pas drekës, ata mundohen të gjejnë gjithmonë kohë për të fjetur pak gjumë. Sa për studentët, ata shpesh shkojnë në bibliotekë për të fjetur. E çuditshme për ne shqiptarët, por për ta është shumë e shëndetshme.
Shmangni sa më shumë ëmbëlsirat!
Çdo njeri në botë e di se kuzhina kineze ndryshon nga ajo që zakonisht shohim dhe kemi mësuar ne vendet tona. Ëmbëlsirat tradicionale kineze kanë shumë pak sheqer në përbërjen e tyre. Kinezët hanë supë, ëmbëlsirën dhe pastaj sallatën.
Frutat e detit dhe perimet janë pjesë e rëndësishme e dietës së tyre
Gratë kineze konsumojnë shumë alga deti. Kjo përshpejton procesin e tretjes dhe largon kripën e tepërt në trup. Gjithashtu fibrat që ndodhen në algat e detit ju ndihmojnë të humbisni peshë. Vitaminat dhe klorofilet e bëjnë lëkurën të duket më e re.
Ruani qetësinë
Shmangia e mimikave të fytyrës gjithashtu ndihmon që lëkura të duket sa më e re. Sa më pak të lëvizin muskujt e fytyrës aq më pak rrudha do keni.
Përdorni produkte të përzgjedhura kozmetike
Produktet e kujdesit të fytyrës dhe të trupit të grave kineze kanë përfshirë gjithmonë komponentë natyrorë që zgjasin rininë e tyre. Këto përbërës janë alga deti, ekstrakte të barishteve mjekësore dhe vajra natyrale. Përbërësit natyralë e bëjnë lëkurën gjithmonë më të butë.-Përshtati nga Brightside/I.M-dritare.net

















